




Sot në Tiranë u çel zyrtarisht projekti “Të jesh lider i ri në Diasporë”, një nismë e New Impact Association, që synon të evidentojë, promovojë dhe lidhë të rinjtë shqiptarë kudo në botë.
Projekti ynë do të sjellë në vëmendje përvojat dhe kontributin e studentëve, profesionistëve, sipërmarrësve, artistëve, sportistëve, krijuesve dhe aktivistëve, duke krijuar hapësirë për shkëmbim njohurish, mbështetje dhe bashkëpunime konkrete.
Në kuadër të çeljes së projektit u ngrit grupi i punës dhe u prezantua Koordinatorja e Diasporës, Tea Sinamati, së bashku me Besin dhe Zhuljenin. Paralelisht, ka nisur puna me 12 koordinatorët lokalë në Shqipëri, të cilët do të kontribuojnë në ndërtimin dhe zgjerimin e këtij rrjeti.
Nga Italia në Gjermani, nga Greqia në Mbretërinë e Bashkuar, nga SHBA në Kanada dhe më gjerë, synimi ynë është të afrojmë të rinjtë shqiptarë përmes asaj që dinë, asaj që kanë arritur dhe asaj që mund të ndërtojnë së bashku.
Sepse lidershipi fillon kur merr përgjegjësi, ndan dijen dhe krijon mundësi edhe për të tjerët.
Nëse je 15–29 vjeç, shqiptar/e dhe jeton në diasporë, të ftojmë të bëhesh pjesë e platformës së projektit tonë.
Prezanto historinë tënde, ndaj idetë dhe lidhu me bashkëmoshatarë që duan të kontribuojnë.
Përvoja jote mund të frymëzojë dikë. Ideja jote mund të gjejë partnerin e duhur. Një njohje e re mund të hapë rrugën drejt një mundësie.
Të rinjtë shqiptarë në diasporë që kanë histori që frymëzojnë, i ftojmë të aplikojnë tani dhe të bëhen pjesë e një rrjeti ku kontributi yt ka vlerë dhe zëri yt dëgjohet.
Ky projekt realizohet me mbështetjen financiare të
Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
#TeJeshLiderIRiNeDiaspore#newimpactassociation#agjenciakombëtareerinisë#ministriaeturizmitkulturesdhesportit
#Diaspora#DiasporaShqiptare#TeRinjte#Rinia#YouthDiaspora#AlbanianDiaspora#ActiveYouth#AlbanianYouth#YouthLeadership#ShqiptaretNeBote#ShqiptaretJashteVendit#Shqiperia#Albania#DiasporaYouth#albaniancommunity#YouthInvolvement#Networking#Community#Innovation#Technology#Teknologji#Culture

Lini një Përgjigje