




Sot më 29.09.2026 është Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore.
Sot kujtojmë se trashëgimia kulturore nuk është vetëm ajo që na ka mbetur nga e kaluara. Është historia që vazhdon të jetojë në qytetet tona, në kalatë, në rrugët e vjetra, në monumentet dhe mbi të gjitha në kujtesën e njerëzve.
Nga Kalaja e Petrelës, te Kalaja e Pogradecit dhe Kalaja e Peqinit, Shqipëria dëshmon shtresë pas shtrese historinë e saj dhe lidhjen mes kulturës, territorit dhe komuniteteve.
Kalaja e Petrelës është një dëshmi e historisë dhe e peizazhit që rrethon Tiranën.
Kalaja e Pogradecit është një trashëgimi e lidhur ngushtë me historinë, liqenin dhe identitetin e qytetit.
Kalaja e Peqinit është një pikë e rëndësishme e historisë së lashtë dhe e rrugëve që kanë lidhur qytetërime e territore ndër shekuj.
Por trashëgimia nuk mund të jetojë vetëm në libra.
Ajo duhet të njihet, të mbrohet, të promovohet dhe t’u përcillet të rinjve.
Pikërisht për këtë besojmë se të rinjtë duhet të jenë pjesë aktive e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë sonë kulturore.
Nga historia që trashëgojmë, tek e ardhmja që ndërtojmë.
New Impact vazhdon të punojë për të sjellë kulturën, trashëgiminë dhe komunitetin më pranë të rinjve dhe për t’i kthyer vlerat e territorit në mundësi për zhvillim.
Ky projekt mbështetet nga Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile – AMSHC
#DitaEKombëtareETrashëgimisëKulturore#NewImpact#TrashëgimiKulturore#Petrelë#Pogradec#Peqin#FestëNëKala#Rinia#Kulturë#Shqipëri#BashkiaPogradec#bashkiapeqin#bashkiatirane#kalajapogradec#kalajapeqin#kalajapetrele
See le

Lini një Përgjigje