Shoqata “New Impact Association ” në partneritet me Qendra “Epoka e Re” Fier Vento di Terra ONG përmbylli me sukses projektin mjedisor “Rojtarët e Ujërave”, i cili u lançua më 17 prill 2025 .
Ky project u fokusua në monitorimin dhe studimin e cilësisë së ujërave sipërfaqësore në rajonin Fier–Divjakë dhe ultësirën bregdetare të tij.
Shoqata “New Impact”, nëpërmjet ekspertit mjedisor Besmir Bedalli, realizoi studimin dhe interpretimin e parametrave fiziko-kimikë të ujërave sipërfaqësore, (pH, lëndët ushqyese të ndotjes si nitritet, nitratet, fosfatet dhe metalet rënda si hekuri dhe bakri).
Monitorimi dhe studimi i parametrave fiziko-kimikë u realizua në 20 pika monitorimi, nga të cilat 8 pika në rajonin e Fierit dhe 12 pika në rajonin e Divjakës. Pikat e monitorimit përfshinë zonën e Hidrovorit të Darëzezës, Hidrovorit të Semanit, si dhe kanalet kulluese që shkarkojnë në Lagunën e Karavastasë.
Nëpërmjet këtij projekti u evidentuan dhe u adresuan pikat kritike “hot-spot” të ndotjes së ujërave sipërfaqësore në këto rajone. Gjithashtu, u rekomandua përmirësimi i informimit dhe rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit dhe aktorëve relevantë, në nivel lokal dhe qendror, me synim forcimin e masave për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e politikave dhe kuadrit rregullator për ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ujërave sipërfaqësore.
Shoqata “New Impact” shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e saj për bashkëpunimin e ngushtë me Qendrën “Epoka e Re” dhe Shoqatën “Vento di Terra”, si dhe për mbështetjen e GreenAL dhe të donatorit që mundësoi financimin e këtij projekti nga Sida – Embassy of Sweden in Tirana dhe zbatuar nga CoPlan Institute for Habitat Development , në bashkëpunim me VIS Albania COSV Albania
#rojtareteujrave #newimpactassociation #qendraepokaere #ventoditerra #bashkiafier #Mjedis #lumenj #karavasta #lumiseman #bashkiadivjake #Greenal #Sidaqeverriasuedeze #coplan #visitalbania #COSVI See less


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *